Sport
Shakhtar Donetsk – Real Madrid dhe PSG – Benfica, përfundojnë pjesët e para
Demokracia
21:49 | 11 Tetor 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para edhe në dy takimet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Shakhtar Donetsku dhe Real Madridi po barazojnë 0:0 në Varshavë të Polonisë, shkruan Demokracia.com.

“Mbretërit” dominuan thuajse në të gjitha aspektet gjatë pjesës së parë, por pa arritur cakun.

Kjo sfidë e Grupit F po luhet në kryeqytetin polak, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në takimin tjetër, Paris Saint-Germaini gëzon epërsinë 1:0 ndaj Benficas në “Parkun e Princave” në Paris.

I shumëpërfoluri për largim në janar, Kylian Mbappe ka realizuar për parisienët golin e vetëm në minutën e 40-të.

Francezi shënoi nga penalltia. Sfida mes PSG-së dhe Benficas është në kuadër të Grupit H./Demokracia.com/

Të ngjashme