ShowBiz
Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën “Nuk jam si ti”, dhe Beatrix vetëm pak minuta më vonë “As unë si ti”
Demokracia
18:49 | 01 Prill 2022

Share:

Sot në mbarë botën është shënuar 1 prilli, që ndryshe njihet si “dita e gënjeshtrave”.

Ani pse preferohet që edhe në këtë ditë të mos bëhen gënjeshtra, duket se njerëzit e kanë vështirë të gjejnë se cila është e vërteta kur ndodh dhe thuhet diçka në këtë ditë.

E pikërisht kjo është situata që kanë krijuar dy bukuroshet: prezantuesja Bora Zemani dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj – të dyja ish-të dashura të aktorit Donald Veshaj.

Fillimisht ka qenë Bora ajo e cila përmes një postimi në Instagram, shkroi se sonte (e premte) në orën 20:00 ka një befasi për fansat – këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”.

Vetëm pak minuta më vonë, edhe Beatrix publikoi një postim në Instagram duke paralajmëruar në të njëjtën kohë një këngë me titullin “As unë si ti”.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka e kurdisur nga të dyja bukuroshet, pasi fansat po e kanë të vështirë ta besojnë që është e vërtetë, duke marrë parasysh faktin që Bora është prezantuese dhe nuk ka kënduar kurrë në jetën e saj.

Të ngjashme