Lajme
Shaip Kamberi siguron votat për deputet në Parlamentin e Serbisë
Demokracia
22:55 | 30 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, për Nacionale, ka thënë se Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi sot në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar.

Mustafi, ka bërë të ditur se Kamberi ka marrë 698, vota që i mjaftojnë për t’u zgjedhur deputet.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Të ngjashme