Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.
Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit.
Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota.
“Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsej 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi për KlanKosovën.