Lajme
“Shahistja” Donika Gërvalla flet si stratege e madhe për disa lëvizje diplomatike
Demokracia
21:47 | 07 Tetor 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, më në fund ka ditur të tregohet e rezervuar rreth mundësisë për aplikim për t’u anëtarësuar nëpër organizata ndërkombëtare.

E pyetur në një intervistë në RTK rreth kësaj çështje, Gërvalla tha se nuk ka dëshirë që t’i tregojë lëvizjet e saj.

“Nuk e di me cilin sport merreni ju, unë kam dëshirë të luaj shah, shahu është lojë transparente. Por unë lëvizjet e mia nuk kam dëshirë t’i tregoj, ka një anë që pengon lëvizjet e mia. Strategjia jonë është shumë e fortë, me cilat organizata do të merremi shpejt”, tha ajo.

Tutje, Gërvalla në këtë intervistë edhe për liberalizimin e vizave, ku u shpreh sigurt që kjo nuk është larg.

“Unë mendoj që kemi bërë një rrugë të mirë dhe të presim tani se si do të jetë takimi i radhës më 13 tetor…Jam e sigurt, që edhe nëse nuk lëviz në këtë datë, liberalizimi i vizave nuk mund të jetë larg. Unë jam edhe natyrë optimiste…ne do të jemi të kujdesshëm që të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme, nëse procesit nuk i kemi të verifikuara 100 për qind”, tha Gërvalla.

Të ngjashme