Sport
Shabani pas pensionimit nga futbollit: Ky klub evropian shprehu interesim sa isha te Drita, por mosha më prishi punë
Demokracia
11:12 | 23 Janar 2023

Share:

Xhevdet Shabani ka zbuluar se skuadra e Malmos ishte interesuar për të pas ndeshjes që ai kishte luajtur ndaj tyre me ekipin e Dritës në kualifikime për gara evropiane.

Shabani është pensionuar nga futbolli si dy herë fitues i Superligës së Kosovës me Dritën, fitues i Superkupës së Kosovës dhe golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare.

Ai ka vendosur të vazhdojë jetën jashtë shtetit. Ai zbuloi se kishte kontakte me Malmon, por mosha i prishi punë.

“Pas ndeshjes me Malmon, presidenti ynë ka kontaktuar me drejtuesit e tyre. Ka pasur interesim nga Malmo, por mosha ka prish punë”, tha Shabani në Klan Kosova./Demokracia.com/

Të ngjashme