Lajme
Sfilata e Sveçlës, Pecit dhe Mujës në Urën e Ibrit, në prapavijë flamujt serbë
Demokracia
22:14 | 22 Prill 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla, gjatë ditës së shtunë ka publikuar disa fotografi në profilin e tij, të cilat janë realizuar gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Kosovës, ku nesër priten të mbahen edhe Zgjedhjet Lokale, raporton Demokracia.com.

Sveçla ka shkruar se tashmë ajo pjesë e Republikës së Kosovës frymon ndryshe.

“Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar ai.

Mirëpo në prapavijën e fotografive të postuar nga i pari i MPB-së shihen edhe flamujt serbë.

Por, Sveçla ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Kujtojmë, se nesër në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale. Për këtë gjë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet./Demokracia.com/

Postimi i plotë:

Të ngjashme