Sport
Sfida kryesore në Ligën e Parë mes Istogut dhe Vushtrrisë
Demokracia
14:20 | 05 Janar 2023

Share:

Të premten do të zhvillohet xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të Meshkujve.

Sfida kryesore do të zhvillohet mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogasit kanë 13 fitore e katër humbje, kurse vushtrriasit kanë 14 fitore e tri humbje, andaj pritet një përballje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave.

Takimi i parë i xhiros zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Prishtina e Re, që ka shtatë fitore e 11 humbje dhe Boras, që numëron 11 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e dytë zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Gjakovës së Re, ku prishtinasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa skuadra nga Gjakova ka shtatë fitore e dhjetë humbje.

Happy Dukagjini do të ndeshet me Borea-n. Klinasit kanë pesë fitore e 12 humbje, kurse pejanët deri më tani kanë tetë fitore e dhjetë humbje.

Një nga kandidatet kryesore për të hyrë në “Play-off”, Drita, do të sfidohet nga Marigona Hill Prishtina. Skuadra gjilanase numëron 13 fitore e katër humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e 12 humbje.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 20

E premte                      

12:15 Prishtina e Re – Bora

16:30 AS Prishtina – Gjakova e Re

17:00 Happy Dukagjini – Borea

18:30 Drita – Marigona Hill Prishtina

19:00 Istogu – Vushtrria./Demokracia.com/

Të ngjashme