Lajme
Sezoni turistik godet euron, monedha evropiane kap vlerat më të ulëta
Demokracia
17:53 | 25 Qershor 2022

Share:

Sezoni turistik ka goditur vlerën e monedhës së përbashkët evropiane në tregun vendas. Euro ka kapur nivelet më të ulta historike duke u shitur me 119.4 lekë.

Tendenca e nënçmimit të euros përballë lekut ka vijuar përgjatë gjithë muajit qershor. Më 1 qershor 1 euro këmbehej me 120.4 lekë.

Monedha vendase është forcuar edhe kundrejt dollarit amerikan. 1 dollar këmbehet me 113.2 lekë, duke u dobësuar me 0.52 pikë përqindje krahasuar me fillimin e javës.

Dy monedhat e vetme që janë forcuar përballë lekut janë paundi birtanik dhe franga zviceriane. Një paund kushton 139.1 lekë në tregun e këmbimit valuator, ndërsa franga këmbehet me 118.2 lekë.

Monedha e përbashkët evropiane ka fituar pikë ditët e fundit në tregjet ndërkombëtare, çka bën që efektet në tregun vendas të vijnë për shkak të ofertës së madhe të euros në vendin tonë.

Zhvlerësimi i euros do të godasë të ardhurat për sektorin eksportues të vendit, por në situatën e inflacionit të lartë që ka pushtuar Evropën dhe vendin, pritet të sjellë një reduktim të çmimeve për mallrat që blihen në tregjet e eurozonës./Euronews

Të ngjashme