Sport
Sevilla po i dhuron “leksione” Real Madridit, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
21:50 | 17 Prill 2022

Share:

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin e javës së 32-të në La Liga mes Sevillës dhe Real Madridit.

Skuadra andaluziane është në avantazh të dyfishtë kundër “mbretërve” në 45 minutat e para të lojës, shkruan Demokracia.com.

Sevilla po avancon 2:0 ndaj Los Blancos me golat e Ivan Rakitiqit e Erik Lamelas.

Mesfushori kroat realizoi në minutën e 21-të të takimit nga gjuajtja e lirë për t’i shpërthyer në festë tifozët në stadium.

Vetëm katër minuta më vonë, Real Madridin e ndëshkoi ish-futbollisti i Tottenham Hotspur, Erik Lamela me një gol nga afërsia.

Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për dy skuadrat në garën e tyre për titull të kampionit në La Liga./Demokracia.com/

Të ngjashme