Sevilla ka shprehur interesim për transferimin e dy futbollistëve të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri dhe Takumi Minamino.
Derisa Minamino është i huazuar te Southamptoni, Shaqiri ka mbetur në “Anfield”, por që po vuan për minutazh, shkruan Demokracia.com.
“La Razon” raporton se fituesi i Ligës së Evropës në edicionin e kaluar pritet të ofrojë 21 milionë funte për Liverpoolin në shkëmbim të dy futbollistëve.
Gjegjësisht, Sevilla do të paguajë 12.9 milionë funte për Shaqirin dhe 8.5 milionë funte për Minaminon.
Shaqiri ka bërë pesë paraqitje titullari te Liverpooli në Premierligë këtë edicion, derisa ai ishte i lidhur me një kalim te Roma verën e kaluar. /Demokracia.com