Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes midis Sevillës dhe Barcelonës.
Andaluzianët presin Barcelonën në “Sanchez Pizjuan” dhe synojnë fitoren në mënyrë që t’i afrohen në tri pikë Real Madridit në vendin e parë, shkruan Demokracia.com.
“Katalunasit” në anën tjetër kanë udhëtuar për fitoren e dytë rresht në La Liga.
Sevilla ka 37 pikë në pozitën e dytë tabelore, kurse Barcelona pozicionohet në vendin e tetë me dhjetë pikë më pak.
Kjo përballje i takon javës së katërt në La Liga, por që ishte shtyrë me kohë.
Ndeshja në Sevilla fillon nga ora 21:30.
Formacionet zyrtare:
SEVILLA: Bono, Kounde, Fernando, D.Carlos, Rekik, Delaney, Jordan, Rakitiq, Ocampos, Papu Gomez, Rafa Mir.
BARCELONA: Ter Stegen, Pique, Araujo, Busquets, Dembele, Jordi Alba, F.de Jong, Eric, Jutgla, Gavi, Ez Abde. /Demokracia.com/