Sport
Sevilla kthehet në arenë “lufte”: Tifozët e Frankfurtit dhe West Hamit “qërojnë hesapet” në mes të qytetit
Demokracia
16:21 | 10 Mars 2022

Share:

UEFA ka gjithmonë problem kur disa skuadra në të njëjtin qytet luajnë ndeshje evropiane, kur një klub luan një ditë më parë. Edhe pse Betis e luajti ndeshjen të mërkurën dhe Sevilla do të luajë të enjten, kjo nuk i ndaloi tifozët e ardhur në Andaluzi të luftojnë.

Është e pabesueshme që tifozët e Eintrachtit , skuadra e të cilit mposhti Betisin, si dhe tifozët e West Hamit që do të luajnë kundër Sevillas të enjten, e shfrytëzojnë kohën e lirë në një nga qytetet më të bukura të Europës për një konflikt.

Siç shihet edhe në videon e rrjeteve sociale, tifozët më të zjarrtë të klubit gjerman dhe anglez janë përplasur në rrugët e Seviljes pasi Eintracht zhvilloi ndeshjen e tij kundër Betisit.

Ëest Ham do të luajë ndeshjen e tetë-finales së Europa League kundër Sevillas të enjten me fillim nga ora 18:45./Demokracia.com/

Të ngjashme