Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen ndërmjet Sevillës dhe Barcelonës në La Liga.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 1-1 në takimin që po luhet në stadiumin “Sanchez Pizjuan”, shkruan Demokracia.com.
Papu Gomez zhbllokoi shifrat kur po rrjedhte minuta e 32-të me një gol të bukur nga afërsia.
Ivan Rakitiq nga këndi me një top gjeti Gomezin i cili iu shmang mbrojtjes mysafire dhe me një goditje të saktë i dhuroi avantazhin Sevillës.
“Blaugrana” barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt me golin e shënuar nga Araujo, me ndihmën e Dembeles.
Barcelona kishte mundësi të mira të realizonte edhe gola të tjerë në pjesën e parë, ngase kishte edhe katër goditje në portën e Sevillës.
Ndryshe, kjo përballje i takon javës së 4-të në futbollin elitar të Spanjës, por që ishte shtyrë për t’u zhvilluar sot. /Demokracia.com/