Lajme
S’është privilegj të punohet me Vjosa Osmanin? | Këshilltari Murati e braktisë punën në Presidencë për angazhime profesionale
Demokracia
18:56 | 01 Shkurt 2023

Share:

Të punosh në Presidencën e shtetit është privilegj për çdo profesionist, por kështu nuk duket se është për këshilltarin e deritashëm të Presidentes Vjosa Osmani, Artan Muratin.

Ky i fundit e ka lënë punën në kabinetin e Osmanit për shkak të, siç thuhet në njoftimin zyrtar, angazhimit profesional.

“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në vend të Muratit, si zëvendësshefe e stafit të kabinetit të presidentes është emëruar Learta Hollaj.

Murati shërbente si këshilltar i Vjosa Osmanit edhe përgjatë kohës sa kjo e fundit ishte Kryetare e Kuvendit. Më pas, Murati u “kontrabandua” duke u emëruar si këshilltar në Presidencë. /Demokracia.com/

Të ngjashme