Lajme
“S’është kompetencë jona”, Sveçla dhe Haxhiu hedhin përgjegjësinë te njëri-tjetri për hallkat elektronike
Demokracia
12:36 | 04 Prill 2025

Share:

8 muaj më parë, e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati njoftuar se është nënshkruar tenderi për hallkat elektronike për të burgosurit.

Hallkat e njëjta, është paraparë që të ndihmojnë në monitorimin e dhunuesve dhe do të sigurojnë që ata të mos kenë mundësi të qasen tek vajzat dhe gratë viktima të dhunës.

IndeksOnline, fillimisht ka nisur pyetje rreth kësaj çështje në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar se kjo çështje i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

“Po, e vërtetë që unë jam marrë me këtë proces si nisje. Nga viti 2023, kur është ndarë buxheri për blerjen e hallkave monitoruese, kjo çështje ka kaluar në kuadër të MPB-së”, ka thënë në një përgjigje për IndeksOnline Nazlie Bala, këshilltare e ministres Haxhiu.

Nga ana tjetër, nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se kjo çështje është në “duarë” të ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Kosovës.

Ndonëse dikasteret qeveritare e hudhin përgjegjësinë për të dhënë detaje tek njëra- tjetra, nga policia bëjnë me dije se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin e këtij projekti.

“Referuar kërkesës suaj  rreth projektit për Monitorimin Elektronik të Urdhrave Mbrojtës u njoftojmë se  Policia e Kosovës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin e këtij projekti duke përfshirë trajnimin e personelit të nevojshëm si dhe ka vendosur dhe funksionalizuar sistemin në të gjitha drejtoritë rajonale”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për IndeksOnline.

Derisa institucionet nuk kanë përgjigje lidhur me funksionalizimin e këtyre hallkave, vlen të kujtojmë se ligji për mbikqyrhen elektronikë është në fuqi që nga viti 2015./IndeksOnline/

Të ngjashme