Lajme
“S’është koha”| Kurti premtoi sigurim për policët, shefi i stafit të Konjufcës kërkon të mos flitet për këtë temë
Demokracia
14:11 | 17 Prill 2022

Share:

Më 22 mars 2021, kryeministri Albin Kurti kishte paraqitur sigurimet shëndetësore për zyrtarët policorë, si pjesë e programit qeverisës të tij. Një vit më vonë, përveç se nuk është ndërmarrë asnjë hap lidhur me këtë proces, po kërkohet që të mos flitet fare kjo çështje.

Kryeministri Kurti erdhi në pushtet me shumë premtime, e thuajse asnjërën prej tyre, nuk e ka realizuar gjatë një viti qeverisje, përcjell Demokracia.com.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, me t’u ulur në karrigen e kryeministrit, kishte premtuar sigurime shëndetësore për zyrtarët policorë, duke thënë se kjo është e drejtë e garantuar për ata.

“Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor, si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, kishte thënë Kurti në fjalimin e tij më 22 mars të vitit të kaluar, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, shefi i stafit të bashkëpartiakut të Kurtit, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, po u kërkon mediave që ta mos prodhojnë lajme për këtë çështje, pasi sipas tij, “nuk është koha”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ilir Kërçeli ka thënë se nuk e ka fajin kjo qeveri për sigurimet shëndetësore, duke e hequr kështu përgjegjësinë nga Kurti, siç bëjnë përkrahësit e tij pothuajse për çdo çështje.

“Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme. Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve. Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tone”, ka thënë Kërçeli, përcjell Demokracia.com.

Gjatë nëntorit të kaluar, Policia e Kosovës shënoi 22 vjetorin e themelimit, të cilin e priti pa sigurim shëndetësor, jetësor e aksidental.

Policia e Kosovës është e vetmja në rajon që nuk e ka një të tillë, ndërsa pavarësisht premtimeve  të Kurtit, siç duke kjo nuk pritet të realizohet ende./Demokracia.com/

Të ngjashme