Lajme
Serwer për takimin Chollet-Vuçiq: U përdor kjo shprehje diplomatike që tregon mospajtim
Demokracia
12:21 | 13 Janar 2023

Share:

Profesori amerikan, Daniel Serwer i cili ndjek dhe komenton zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Serwer thotë se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht “good conversation” apo në shqip “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mos pajtim.

Sipas profesorit amerikan takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASH tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin SHBA-Serbi.

Serwer thotë se mbase Derek Chollet ka filluar ta kuptojë që Vuçiq nuk ndanë përkushtimin ndaj parimeve demokratike.

Të ngjashme