Lajme
Serwer: Opozita në Serbi s’do të heq dorë nga Kosova, por është më e mirë se nacionalistët dhe rusofilët e Vuçiçit
Demokracia
19:20 | 21 Janar 2024

Share:

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, në një artikull autorial të publikuar të dielën, konsideroi se Serbia është duke rrëshqitur gjithnjë e më shumë drejt autoritarizmit, ndërsa vazhdon ende të tolerohet nga bashkësia e organizuar perëndimore.

Serwer vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbyllin njërin sy, pavarësisht rrëshqitjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, drekt autokracisë. Madje, ai shtoi se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’iu kundërvënë Vuçiçit apo për të kërkuar alternativa, duke aluduar në opozitën serbe.

Në Serbi nisi një valë e protestave të opozitës nga vera e vitit të kaluar, ndërsa kulmuan pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, për shkak të parregullsive serioze e rasteve të frikësimit, përfshirë edhe blerjen e votave nga Partia Progresive Serbe (SNS).

“Opozita liberale e Serbisë nuk është gjithçka që më pëlqen. As ajo nuk do të heqë dorë nga Kosova. Por është shumë më mirë se nacionalistët dhe rusofilët serbë të Vuçiçit. Një opozitë relativisht e bashkuar iu afrua fiores në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd, pavarësisht nga importimi i votuesve të paligjshëm nga Bosnja dhe Hercegovina”, shkroi Serwer.

Perspektiva e demokracisë në Serbi është ende e pasigurt. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga perëndimi. Disa politikanë të lartë nga 17 shtete evropiane i kërkuan BE-së të hetojë zgjedhjet e manipuluara në Serbi.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024