Sport
Sermaxhaj: Penalltia e Dritës na prishi planet, edhe pse kishim marrë masat
Demokracia
16:15 | 13 Nëntor 2022

Share:

Drita ka shënuar fitore në takimin e vlefshëm për javën e 17-të kampionale kundër Malishevës.

“Bardhekaltrit” arkëtuan pikët e plota falë fitores 3:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj pas ndeshjes theksoi se ai dhe ekipi i tij kishin marrë masat para kohës, megjithatë sipas tij, penalltia e Dritës i prishi planet e tyre.

“Synimi ka qenë të vazhdojmë me rezultat të mira, por pësuam nga ekipi që tradicionalisht ka krijuar lojë të mirë me vite të tëra. E kemi ditur se na pret një ndeshje e vështirë për çka edhe kemi marrë masat, por penalltia na prishi organizimin. Në pjesën e parë luajtëm siç deshëm me kundërsulme dhe arritëm të qëllonim shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë barazuam rezultatin, por më pas pësuam gol nga distanca dhe humbëm lojën. Kemi pasur mungesa që ndoshta përveç nivelit taktit, do të na jepte energji në fushë”, ka thënë Sermaxhaj për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme