Sport
Sermaxhaj pas fitores kundër Prishtinës: Lojtarët u angazhuan më shumë se kundërshtari, humbja nga Dukagjini ishte aksidentale
Demokracia
15:08 | 09 Nëntor 2022

Share:

Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 2:1 për t’i dhënë kështu fund pothuaj gjitha gjasave në luftë për titull, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Ismet Munishit është mposhtur nga Malisheva dhe kjo është befasia më e madhe e ditës së sotme.

Kryetrajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj tha pas ndeshjes se lojtarët e tij u angazhuan më shumë se kundërshtarët.

“Ishte lojë shumë e vështirë. Pjesa e parë e nivelizuar. Edhe ne patëm rastet tona sikurse Pristhina. Pjesën e dytë ishim më mirë. Mendoj që lojtarët përveç taktikës dhe dëshirës për fitore angazhimi ishte më e madhe se kundërshtari e cila rezultoi me një gol që na dha tri pikë. Humbja ndaj Dukagjinit ishte aksident. Lojtarët pas asaj humbje u rikthyen me një fitore”, tha Sermaxhaj për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme