Sport
Sermaxhaj numëron faktorët që ndikuan në befasitë e ndeshjeve të Kupës
Demokracia
21:16 | 10 Shkurt 2021

Share:

Ish futbollisti i famshëm kosovar, tash trajner Genc Sermaxhaj, i ka bërë një analizë ndeshjeve të Kupës me theks të veçantë befasisë së madhe që Istogu i shkaktoi Gjilanit, duke e eliminuar në 1/8 e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Në lidhje me befasitë Sermaxhaj ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë gjë.

Shkrimi i plotë i Genc Sermaxhajt:

“Ndeshjet e kupës në futbollin kosovar vazhdojnë të jenë të paparashikuara!

Pse ndodh të jetë kështu.

Ndikojnë disa faktorë që X – ekipet mund të humbasin ndeshjen kundrejt një kundërshtari me cilësi më të vogla.

P.sh: Disa nga faktorët e mundshëm:

– Mos përgatitja e mjaftueshme e ekipit (komponimi i ekipit, përgatitja teknike dhe taktike e lojës, mungesat eventuale nga lëndimet etj).

– Motivi i ekipeve të vogla ndaj ekipeve të mëdha.

– Objektivat e ekipeve.

– Nënvlerësimi i kundërshtarit.

– Trajner cilësor në ekipe jo cilësore dhe e kundërta.

– Ndeshja e parë zyrtare pas pushimit mes-sezonal e të tjera si këto.

Në një ndeshje ku përballen të mëdhenjët, vendosin detajet për humbje ose fitore. Por të humbet i madhi nga i vogli, asnjë nga faktorët e lartpërmendur nuk arsyetohen”. /Demokracia.com

Të ngjashme