Drenica ka pësuar humbje në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar.
“Kuqezinjtë” u mposhtën minimalisht 0:1 nga Prishtina me golin e shënuar nga Kryeziu, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj ka thënë pas ndeshjes se gabimi i skuadrës së tij ishte respekti që kanë pasur për Prishtinën
“Mendoj se kemi mundur të luanim më mirë sot edhe pse kemi shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve. Por, kjo nuk është justifikim, pasi kemi tjerët që duhet ta japin maksimumin. E respektuam në masë të madhe Prishtinën dhe kjo ishte gabim”, deklaroi ai për Art Sport. /Demokracia.com