Sport
Sermaxhaj flet për derbin Drita – Gjilani: Takimi mbyllet me këtë epilog, ky është dallimi i lojës ndërmjet skuadrave
Demokracia
21:01 | 08 Mars 2022

Share:

Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në kohën kur dy skuadrat e qytetit Drita dhe Gjilani synojnë “shtafetën” e kryeqendrës së Anamoravës.

Të enjten me fillim nga ora 13:00, rrugët e qytetit çojnë në drejtim të stadiumit, ku dy ekipet rivale synojnë të ngjyrosin qytetin me njërën nga ngjyrat që simbolizojnë dy klubet.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj në një prononcim për Demokracia.com e ka vlerësuar derbin e Anamoravës.

Sermaxhaj ka dhënë edhe prognozën se si do të mbyllet ky derbi.

Anamorava nën “ethet” e derbit: Statistikat, historiku i dueleve direkte dhe parashikimet e njohësve për sfidën Drita – Gjilani

“Derbi Drita – Gjilani është një nga derbit që zgjon interesimin më të madh, jo vetëm nga komuniteti sportiv mbarë shqiptar, por edhe nga shoqëria civile e qytetit të Gjilanit. Prandaj në këtë derbi përveq rivalitetit brenda vijave të fushës, ekziston një rivalitet i zjarrtë edhe mes tifozërive të dy klubeve dhe kur kësaj i shtojmë edhe renditjen tabelore aktuale gjë që e bënë edhe më interesant dhe njëkohësisht edhe më të rëndësishëm rezultatin e këtij ballafaqimi”, deklaroi Sermaxhaj të martën për Demokracia.com, duke shtuar:

“Mendoj që Drita ka vendos një model loje ku fitoren dëshiron ta arrijë përmes lojës ekipore dhe të rrjedhshme, kurse këtë vit Gjilani ka arritur të mbrohet shumë fortë me repartin e mbrojtjes dhe mesfushës dhe të shënoj përmes cilësive individuale të lojtarëve sulmues sidomos me Prognin që ka qenë përcaktues i fitoreve të Gjilanit, qoftë përmes aksioneve sulmuese apo situatave standarte. A do të fitoj Drita përmes lojës ekipore apo Gjilani përmes cilësive individuale mbetet ta tregoj fusha e lojës, por kësaj radhe prognozoj që ky derbi të përfundojë me rezultat të barabart dhe Gjilani të vazhdoj edhe më tutje të jetë ekip e vështirë për tu mposhtur”, shtoi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme