Sport
Sermaxhaj: Drita ishte superiore ndaj Inter Turkut, në Gjilan besojnë se do ta eliminojnë edhe Antwerpin
Demokracia
14:15 | 18 Korrik 2022

Share:

Ish-futbollisti dhe trajneri kosovar, Genc Sermaxhaj ka komentuar kualifikimin e Dritës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Sermaxhaj që dikur ka djerësitur fanellën e klubit gjilanas thotë se Drita ishte superiore në ndeshjen e dytë kundër ekipit finlandez, Inter Turku në Prishtinë.

“Drita ishte superiore në Prishtinë. Një Dritë krejtësisht tjetër nga ndeshja e parë. Goli i minutës së dytë iu dha një komoditet ekipit. Po vërehen paraqitjet e Dritës për dallim nga ekipet tjera kosovare në Evropë. Çdo vit Drita po shkon duke u rrit si ekip duke bërë ndeshje të mira, tha Sermaxhaj në emisionin Ekipi A në ATV, përcjell Demokracia.com.

Ai shtoi se njohësit dhe futbolldashësit në Gjilan janë optimist se Drita do ta kalojë edhe Antwerpin, kundërshtarin belg në rrethin e dytë.

“Ndeshja e parë në Finlandë ishte zhgënjyese, por këtu ka hyrë me plotë bindje se do ta fitojë ndeshjen. Në Gjilan kanë vetëbesim se edhe ndaj Atwerpit do të kualifikohet”, theksoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme