Lajme
Sërish rriten çmimet e derivateve në Kosovë
Demokracia
20:39 | 30 Mars 2022

Share:

Në Bursë sot nuk kishte rritje të çmimit të derivateve megjithatë naftëtarët kosovarë ngritën çmimet deri në 1.68 euro për litër nafte.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve arsyetohet se stoqet e derivateve ishin nga çmimet e larta.

“Ne kemi pasur rënie që dy ditë radhazi nga 80 dollarë në ton, por pritet të reflektojë edhe te ne në Kosovë sepse stoqet të cilat i kanë importuesit i kanë marrë me çmim të lartë. Pritet që nesër të reflektojë edhe te ne kjo zbritje”, tha Berjani për RTK’në.

“Sot ka pasur një rritje të çmimit, e pashë nëpër pika të karburanteve sepse vendimi i qeverisë i cili është e imponon të ketë një mashtë të fitimit 6 për qind nëpër pika karburanti”, shpjegoi ai.

Qytetarët shprehen të shqetësuar me këto rritje çmimesh.

Ndërkohë Ministria e Industrisë dyshon se pati një orkestrim të naftëtarëve për ngritje të çmimit të derivateve.

Të ngjashme