Lajme
Sërish rrahje në kafeteri, shtatë persona të përfshirë në Vitomiricë, një u lëndua rëndë
Demokracia
14:34 | 21 Gusht 2023

Share:

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.

Këto informata i dha për Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi

Të ngjashme