Sport
Sërish pati trazira në Paris pas dështimit të Francës në finale, intervenoi edhe policia
Demokracia
13:35 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Përleshjet mes policisë dhe tifozëve të zhgënjyer “shpërthyen” në disa qytete franceze, përfshirë Parisin dhe Lyonin, pas humbjes së Francës nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës.

Në Champs-Elysees, policia ka ndjekur tifozët në një moment, teksa u publikuan video të policëve të armatosur duke rrahur turmën, përcjell Demokracia.com.


Në Lyon, policia u vu në shënjestër të fishekzjarreve.

U hodhën topa uji dhe disa persona u arrestuan.


Franca u mund në penallti nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës mbrëmë.

Të ngjashme