Lajme
Sërish nuk kalon Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore
Demokracia
16:33 | 20 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dështuar serish të miratojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore i propozuar nga qeveria.

Përkundër që 70 deputetë morën pjesë në vazhdim të seancës së sotme plenare, vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim, andaj u vendos që kjo pikë të mbetet për shqyrtim në një seancë tjetër ku do të ketë kuorum.

Aktualisht, deputetët po shqyrtojnë Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, të cilin po e prezanton ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025