Lajme
Sërish gjuajte me gurë në drejtim të trenit, një 26-vjeçare pëson lëndime në kokë
Demokracia
20:43 | 03 Maj 2025

Share:

Një 26 vjeçare ka pësuar lëndime në kokë si pasojë e një guri të hedhur në drejtim të trenit të linjës Prishtinë –Pejë.

Sulmi ka ndodhur saktësisht në fshatin Grabovc rreth orës 17:15 minuta ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për teve1.info ka thënë se e lënduara është dërguar për trajtim në QKMF-në e Drenasit.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku sipas të dhënave fillestare, viktima, femër, 26 vjeç, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, dyshohet si pasojë e një guri të hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje. Në vendin e ngjarjes, mjeket emergjent, i kanë ofruar viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas të njëjtën e kanë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas”, ka thëë ai për teve1.info.

Ai ka thënë se për këtë rast kanë nisur hetimet.

“Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve dhe fton qytetarët që posedojnë informacione të dobishme për këtë rast, të lajmërojnë Policinë përmes linjës emergjente 192, apo aplikacionit Lajmëro Policinë. Siguria e qytetarëve mbetet prioritet i yni”, ka thënë Borovci.

Sulme ndaj kësaj linje të trenit ka pasur edhe më parë në muajt e fundit.

Të ngjashme