Policia e Kosovës ka pranuar për të tretë herë një telefonatë anonime se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është vendosur një mjet shpërthyes.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës./Demokracia.com/