Lajme
Sërish alarm për bombë në Serbi, deri më tash janë raportuar 100 të tilla
Demokracia
19:14 | 13 Qershor 2022

Share:

Në Aeroportin e quajtur “Konstantini i Madh” në qytetin Nish të Serbisë dhe në qendrën tregtare “Big Fashion”, sërish ka pasur alarme për bombë, prandaj është urdhëruar evakuimi i gjithë udhëtarëve, stafit të aeroportit dhe qytetarëve në qendrën tregtare.

Mediat në Serbi njofton se lajmin e ka dhënë drejtoria e policisë në Nish, transmeton Demokracia.com.

“Ekipet tona janë në terren dhe është duke u zhvilluar një rishikim kundër sabotazhit”, ka thënë policia.

Denoncimi është marrë në orën 14.30, thuhet në njoftimin e policisë.

Ekipet e policisë ndodhen në terren dhe po hetojnë.

Deri më tash në shtetin e Serbisë janë raportuar mbi 100 alarme për bombë./Demokracia.com/

Të ngjashme