Gjatë ditës së martë është raportuar për një mjet të dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, raporton Demokracia.com
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se pas kontrolleve të kryera nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar.
“Pas marrjes së informatës për një mjet të dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, njësitë kompetentë të Policisë së Kosovës, pas kontrolleve të kryera nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti për Demokracia.com.
Ajo ka treguar se në koordimin me prokurorin e shtetit janë duke e trajtuar këtë informatë si të cilësuar si lajmërim i rrejshëm.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Kujtojmë që është hera e katërt që lajmërohet për bombë, por që del të jetë njoftim i pavërtetë./Demokracia.com/