Sport
Serie A vjen sot me tri ndeshje, Interi përballë një sfide shumë të vështirë
Demokracia
09:39 | 21 Shtator 2021

Share:

Kampionati italian vjen këtë mesjavë me ndeshjet e javës së pestë, të cilat pritet të sjellin ballafaqime mjaft interesante, shkruan Demokracia.com.

Sonte zhvillohen tri ndeshje e ku vëmendja do të jetë në Firence, aty kiu ndeshën Fiorentina dhe Inter.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe zikaltrit nuk guxojnë të humbasin pasi dihet se tashmë renditjes tabelare i prin Napoli me 12 pikë në katër ndeshje, dy më shumë se Interi e Milani që renditen në pozitat dy dhe tre.

Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe dueli mes Atalantas dhe Sassuolos, sfidë ku të dyja ekipet synojnë të marrin vetëm fitore

Më poshtë gjeni orarin komplet të ditës së sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme