Sport
Serie A sot me një superderbi, Rrahmani përballë Ronaldos
Demokracia
11:32 | 13 Shkurt 2021

Share:

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi do të përballet sot me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona” me synime për të marrë fitore dhe të vazhdojë formën e mirë që ka në ndeshjet e fundit, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja do të jetë të futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani i cili pritet të jetë titullar sot dhe do ta ketë një mision bukur të vështirë që ta ndalë sulmuesin më të mirë në botë Cristiano Ronaldon.

Përveç kësaj java e 22-të në Serie A, sjell edhe disa ndeshje shumë interesante. Torino e Mërgim Vojvodës ndeshet me Genoan dhe vetëm fitorja do ta qetësonte ekipin torinez, ndryshe gjërat mund të vështirësohen. Në mbrëmje adhuruesit  futbollit italian do të kenë rastin të ndjekin Milanin i cili në transfertë ndeshet me Spezian.

Edicioni i sivjetmë në Italia është shumë i komplikuar pasi asnjë skuadër nuk ka mundur të krijoj diferencë kështu që takimet e sotme priten me shumë kërshëri.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme