Sport
Serie A rikthehet sonte në program: Milani do kreun e tabelës, luan në “San Siro”
Demokracia
09:57 | 26 Tetor 2021

Share:

Java e dhjetë në elitën e futbollit Italian starton sot (e mërkurë) me tri ndeshje në program.

Milani para shikuesve të vetë është nikoqir i skuadrës së Torinos, në takimin që fillon nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” vetëm fitoren e kanë opsion në mënyrë që të marrin kreun e tabelës të paktën deri të enjten.

Ndërsa torinezët synojnë të shkaktojnë befasi në “San Siro” në mënyrë që të grumbullojnë sa më shumë pikë në tabelë.

Kujtojmë se ndeshjen e fundit në mes dy skuadrave edicionin e kaluar e kishte fituar Milani me rezultat të thellë 0-7.

Milani ndodhet në pozitën e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Napoli lider, teksa Torino renditet e 12-ta me 11 pikë.

Dy takimet tjera të ditës janë Spezia – Genoa dhe Venezia – Salernitana. /Demokracia.com

Të ngjashme