Sport
Seria e pestë e finaleve: Trepça një hap para mbrojtjes së titullit
Demokracia
18:17 | 18 Maj 2025

Share:

Superfinalja e basketbollit sonte vazhdon me sfidën e pestë.

“Sezai Surroi” në Prizren, do të jetë arena ku do të përballen Bashkimi dhe Trepça.

Mitrovicasit janë duke avancuar me rezultat 3:1 dhe janë një hap afër mbrojtjes së titullit, pasi që skuadra e cila i shënon katër fitore shpallet kampion, njofton Klankosova.tv.

Por, synim i prizrenasve do të jetë fitore për të mbetur tutje në garën për titullin kampion.

Loja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në platformën kryesore televizve, Artmotion.

“Portokallezinjtë” e fituan ndeshjen e parë 84:77, e më pas fituan ‘Xehetarët’, tri ndeshje radhazi, 79:72, 71:88 dhe 80:74.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me super spektakël,që dinë t’i dhurojnë këto skuadra./ Klankosova.tv.

Të ngjashme