Sport
Sergio Ramos lë prapa lëndimin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për lojë
Demokracia
17:24 | 09 Nëntor 2021

Share:

Sergio Ramos ka stërvitur sot së bashku me lojtarët e tjerë të Paris Saint-Germainit.

Qendërmbrojtësi spanjoll më në fund është rikuperuar nga problemet muskulore që ka pasur që nga ardhja nga Real Madridi në verën e këtij viti, përcjell Demokracia.com

Sipas Le Parisien, Sergio Ramos duket se është gati të bëjë debutimin e tij për ekipin e Parisit.

Mbrojtësi punoi veçmas nga pjesa tjetër e ekipit që kur u transferua nga Real Madridi.

Reprezentuesi spanjoll tani do të përfitojë nga pushimi për eliminatoret e Botërorit për të përmirësuar gjendjen e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme