Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e NATO-s, duke përsëritur komentet e bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, në përgjigje të komenteve të bëra nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fillim të këtij muaji.
“Ai (presidenti Putin) tha se kjo është e pakuptimtë dhe të gjithë, përfshirë presidentin Biden, e dinë mirë se Rusia nuk ka plane të tilla, se nuk kemi asnjë mos marrëveshje territoriale me vendet e NATO-s. Në përgjithësi, ne nuk kemi më mos marrëveshje territoriale me askënd, përfshirë Japoninë”, tha Lavrov në një intervistë me kanalin televiziv ‘Channel One’.
Siç tha Lavrov, ishte Perëndimi ai që i ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë dhe Moska nuk u përpoq kurrë t’i prish lidhjet.