ShowBiz
Sergei i “Love Island Albania” në një lidhje me ish-banoren e “Big Brother”?
Demokracia
11:08 | 23 Shtator 2023

Share:

Sergei ishte i eleminuari i parë nga “Love Island Albania”, megjithatë prania e tij në program, por edhe intervistat dhe deklaratat që ka dhënë ditët e fundit, tashmë jashtë formatit, kanë tërhequr jo pak vëmendje, teksa ja ka dalë prej pak kohësh të jetë një ndër personazhet më të komentuar në rrjet.

E mesa duket, Sergei e ka lënë pas zhgënjimin e mos gjetjes së dashurisë në “Love Island” e mesa duket ka nisur një romancë me një ish-banore të “Big Brother”.

Bëhet fjalë për Fiorentina Halilin, ish-konkurrente e reality show-t, që nga më të komentuarat ndër vite dhe që shpesh e shohim të ftuar në studiot televizive për tema të ndryshme, kryesisht që lidhjet me këto lloj formatesh, ndërkohë që dyshja është “kapur mat” nga ndjekësit e tyre shumë të vëmendshëm.

Kështu, në postimet e fundit në Instagram, Sergei dhe Fiorentina shfaqen nga i njejti vend, jo bashkë, por duke parë fotot që kanë publikuar, mund të dallohet mjaft qartë që ndodhen së bashku, cka sjell dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Po ashtu, ata janë shtuar edhe në Instagram së fundmi, tregues ky që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Korrik 2024