ShowBiz
Serena Williams sjell në jetë fëmijën e dytë
Demokracia
16:38 | 23 Gusht 2023

Share:

Serena Williams ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Ylli i tenisit në pension, e cila fitoi 23 tituj Grand Slam gjatë karrierës së saj 27-vjeçare profesionale, ndau lajmin në rrjetet sociale.

Ajo postoi një foto të saj dhe foshnjës së re me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian, themeluesin e Reddit dhe fëmijën e tyre të madh, Olimpian pesëvjeçare.

Williams bëri të ditur emrin e vajzës së saj në mbishkrim, ku shkroi: “Adira River Ohanian”.

Të ngjashme