Lajme
Serbit të arrestuar sot në Mitrovicë i caktohet paraburgimi prej 48 orësh, akuzohet për tri vepra penale
Demokracia
22:12 | 13 Qershor 2023

Share:

Serbit të arrestua sot në veri të Mitrovicës, Milun Milenkoviq, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai ndodhet në Stacionin Policor në Prishtinë dhe akuzohet për tri vepra penale, ka konfirmuar avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.

Avokati saktëson se brenda atij afati, i cili skadon të enjten rreth mesditës, do të dalë para gjyqtarit për të marrë vendim për paraburgimin e mundshëm.

Krimet e akuzuara nga autoritetet e Kosovës janë terrorizëm, duke bërë thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues dhe duke rrezikuar personat nën mbrojtje ndërkombëtare, transmeton Demokracia.com.

Vlajiq thotë se më shumë detaje rreth këtij rasti do të ketë vetëm pas seancës gjyqësore për paraburgimin.

Vlajiq sot e ka vizituar Milenkoviqin në paraburgim në Prishtinë.

“Ai është një burrë trim dhe i fortë. Më inkurajon fakti që ai e di që është i pafajshëm për atë që akuzohet”, theksoi avokati.

Milun Milenkoviq është arrestuar në qendër të qytetit në Mitrovicën Veriore, në një parukeri lokale dhe arrestimin e kanë bërë forca të forta të Njësisë Speciale të Policisë.

Siç tha më pas ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla Milun Milenkoviq dyshohet se është organizatori kryesor i përleshjeve të fundit mes serbëve dhe KFOR-it dhe se është “udhëheqësi i grupit kriminal Mbrojtja Civile”. /Demokracia.com/

Të ngjashme