Sport
Serbia, viktima e parë e Anglisë në Euro 2024
Demokracia
23:02 | 16 Qershor 2024

Share:

Anglia mposhti Serbinë me rezultat minimal 1:0, duke e nisur me fitore kampanjën e Euro 2024.

Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.

Por nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.

Rezultati ka mundur të jetë 2-0, sikurse Kyle Wallker që vrapoi 50 metra me topin, të shënonte i vetëm me portierin.

Anglia kishte edhe gjysmë raste të tjera, por pasimi final mungonte.

Me të filluar pjesa e dytë, Serbia që ishte në ndjekje të rezultatit, provonte më shumë, duke krijuar disa gjysmëraste.

Por sërish rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte Anglia, kur në minutën e 77-të, Harry Kane nga afër me një goditje me kokë, qëlloi vetëm transversalen.

Në anën tjetër, Serbia ka mundur të barazojë në minutën e 82-të, kur Dusan Vlahovic gjuajti drejt portës, por Jordan Pickford ishte në vend.

Anglia merr kryesimin e grupit me këtë fitore me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.

Të ngjashme