Lajme
Serbia vazhdon lobimin, falënderon këtë shtet për mosnjohjen e Kosovës
Demokracia
22:37 | 08 Qershor 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Guinesë Ekuatoriale, Simeon Oyono Esono Angue, po qëndron në Serbi, ku pikërisht në ditën e parë bashkë me homologun e tij serb, Nikola Selakoviq, kanë diskutuar për Kosovën.

Simeon Oyono Esono Angue përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Selakoviq e ka falënderuar për qëndrimin e Malabo, kryeqytetit të Guinesë Ekuatoriale, për çështjen e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Në ditën e parë të punës në Beograd, diskutova me homologun tim serb, Nikola Selakoviq, për lidhjet mes Serbisë dhe Guinesë Ekuatoriale. Selakoviq shprehu falënderimin e tij ndaj Malabos (kryeqytetit të Guinesë Ekuatoriale) lidhur me çështjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se Guinea Ekuatoriale ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, përcjell Demokracia.com.

Ky shtet dhe Serbia vazhdimisht kanë pasur lidhje të fuqishme me njëra-tjetrën, ndërsa zyrtarët serbë kanë lobuar te politikanët nga Guinea Ekuatoriale për të mos e njohur Kosovën.

Derisa Kosovës po i mungojnë njohjet e reja, edhe më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re, Serbia po vazhdon të lobojë fuqishëm që një gjë e tillë të mos ndodhë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme