Lajme
“Serbia u bombardua për Kosovën”| Kolumnisti i The Guardian pyet liderët botërorë se cili është plani tani?
Demokracia
14:00 | 20 Mars 2022

Share:

Derisa këtë javë priten samitet e NATO-s dhe BE-së, ajo për çfarë kemi nevojë më së shumti tani, është një udhëheqje e qartë. Megjithatë, kolumnisti i The Guardian, Simon Tisdall vlerëson së pavarësisht thirrjeve për unitet, “të çarat” po shfaqen.

Cili është plani, Joe Biden?

Sipas tij, Biden dëshiron që Rusia të humbasë, të shihet dështimi i saj. Por një veprim i guximshëm dhe vendimtar për këtë qëllim mungon. Qasja e SHBA është në thelb reaktive, taktike, e shkëputur.

Tisdall ka shkruar edhe për NATO-n, e cila sipas tij, nuk është një aleancë thjeshtë mbrojtëse, përcjell Demokracia.com.

Në opinionin e publikuar të dielën, kolumnisti i The Guardian përmend luftën 20 vjeçare në Afganistan nga forcat e NATO-s.  Ai thekson edhe bombardimin e Serbisë, për shkak të luftës në Kosovë.

Cili është plani, Jens Stoltenberg?

Pak imagjinatë nga Uashingtoni e Brukseli për atë që mund të jetë e mundur ushtarakisht, pa shkaktuar Luftën e Tretë Botërore, mund të bëjë një rrugë të gjatë deri në Ukrainë, sipas kolumnistit në fjalë.

“Është e padrejtë të fajësohet vetëm lidershipi i SHBA-së. NATO ka 30 shtete anëtare, kryesisht europiane. Pavarësisht fjalëve të Bidenit për unitet të paprecedentë, të çara po shfaqen. Vendet e Europës Lindore, veçanërisht Polonia dhe tre republikat baltike, duan që NATO dhe BE të miratojnë një qëndrim më të fortë ushtarak dhe sanksionesh. Ata gjithashtu mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE”, thotë ai tutje, përcjell Demokracia.com.

Kur kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev për të takuar Zelensky javën e kaluar, Brukseli nxitoi të bënte të qartë se ky nuk ishte një delegacion i BE-së nga “frika” se mos provokonin Putinin, sipas kolumnistit.

Cili është plani, Olaf Scholz?

Kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, vendi më i fuqishëm i Europës, ka rritur jashtëzakonisht shpenzimet e mbrojtjes kombëtare dhe ka pezulluar një tubacion rus të gazit.

Por Tisdall vlerëson se ai refuzon thirrjen e Ukrainës për një masë të menjëhershme, totale të energjisë dhe po bllokon ose vonon sanksionet shtesë. Zelensky kritikoi rekordin e Gjermanisë javën e kaluar, duke e akuzuar atë për prioritet të interesave ekonomike mbi sigurinë evropiane.

Cili është plani, Boris Johnson?

Mjerisht, siç vlerëson Tisdall, as ai nuk ka një të tillë.

Duke parë se si po shkojnë gjërat, Britania e Madhe nuk do të jetë as e pranishme këtë javë kur Europa do të diskutojë krizën më të madhe të sigurisë dhe refugjatëve

Kush do ta kishte menduar që Brexit mund ta përkeqësonte gjendjen e ukrainasve? Por një gjë e tillë ka ndodhur, përfundon Tisdall./Demokracia.com/

Të ngjashme