Lajme
Serbia refuzon luftaraket ruse, blen ato franceze
Demokracia
23:16 | 20 Shkurt 2023

Share:

Media online Nexta ka njoftuar se Serbia ka refuzuar luftaraket ruse dhe do të blejë ato franceze.

“Në vend që të blejë luftarake ruse, Serbia planifikon të blejë ‘Rafale’ franceze, sepse është bërë e pamundur mirëmbajtja e MiG-29 ruse, grupi i fundit i të cilit Serbia mori në 2017, sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq”, shkruan Nexta.

Sipas Nexta-s, Rusia vazhdon të humbas tregun serb të armëve, një nga vendet e fundit besnike evropiane që nuk iu bashkua sanksioneve dhe ka blerë armë nga Moska që nga koha sovjetike.

Ndërsa në vitin 2020, Reuters pati raportuar se Serbia po vazhdon të furnizohet me armatim nga dy shtetet mike të saj, shteti i Rusisë dhe ai i Kinës, por çka vihet në pah është se armatosja e serbëve nuk po komentohet dhe nuk ka asnjë reagim nga Bashkimi Evropian

Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë bleu nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe sistemin raketor PVO “Pancir S1”.

Në po kaq vite, nga Evropa, nga kompania “Airbus” u blenë pesë helikopterë H-145M.

Gjatë korrikut të vitit 2020, Serbia, mes tjerash, bleu nga Kina gjashtë fluturake pa pilotë CH-92A e më pas edhe sistemin mbrojtës raketor FK-3.

Në vitin 2019, Serbia bleu një bateri nga Rusia, e cila përbëhet nga gjashtë sisteme. Së voni, një e tillë u përdor në luftën në Siri, shkruan AlbanianPost.

“Panciri” arriti në Serbi vitin e kaluar, në disa pjesë, që u kompletuan në mars.

Për herë të parë në territorin e Serbisë, “Pancir S1” hyri në tetor të vitit 2019. Krahas sistemit raketor rus S-400, ai u prezantua gjatë një manovre të përbashkët ushtarake ruso-serbe.

Edhe Brukseli, edhe Uashingtoni reaguan ndaj furnizimit të Serbisë me sistemin raketor rus.

Të ngjashme