Lajme
Serbia pretendon se Policia e Kosovës ka arrestuar dhe e ka keqtrajtuar një doktor në Jarinje
Demokracia
21:12 | 07 Prill 2023

Share:

E ashtuquajtura Zyrë e Serbisë për Kosovën po pretendon se Policia e Kosovës e ka ndaluar një doktor në Jarinje dhe se i njëjti është keqtrajtuar.

“Kosovo-Online” ka cituar komunikatën e lëshuar nga kjo zyrë ku thuhet se i njëjti po udhëtonte me disa fëmijë për një pagëzim familjar.

“Anëtarë të Policisë së Kosovës e kanë ndalur atë për shkak të mungesës së dokumenteve për fëmijët, i kanë larguar fëmijët nga vetura dhe e kanë keqtrajtuar Todoroviqin në prani të tyre, dhe kur i ka kundërshtuar, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, raportohet se kjo zyrë e ka angazhuar një avokat për qytetarin e arrestuar.

“Është një situatë tjetër kun ë baza ditore Policia e Kosovës kërkon arsye dhe justifikime për të keqtrajtuar e për të mbajtur serbët, dhe çështja e Todofroviqit është se ai e përjetoi këtë në prani të tre fëmijëve të tij në mosha 12, tetë dhe pesë vjeçare.” – bëhet e ditur tutje.

Të ngjashme