Lajme
Serbia: Nuk do t’i bashkohemi kurrë histerisë perëndimore kundër Rusisë
Demokracia
15:43 | 22 Mars 2022

Share:

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”, tha Vulin

Vendi ballkanik është një aleat i vendosur i Rusisë, megjithëse e ka dënuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është një nga vendet e pakta në Evropë që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.

Të ngjashme