Lajme
“Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën”| Daçiq ironizon NATO-n
Demokracia
19:55 | 26 Mars 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka rikonfirmuar edhe një herë se njohja e Kosovës nga shteti serb nuk do të ndodhë kurrë.

Për një fakt të tillë Daçiç thotë se është gati të sakrifikohet edhe anëtarësimi i Serbisë në NATO.

“Nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës.Tashmë 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe sigurisht që do të ketë edhe shumë të tjera. Ne nuk do të hyjmë në NATO, e kemi djallosur NATO-n. Ushtria jonë ishte e vetmja në botë që rrëzoi F-117 dhe kroatët nuk mund të rrëzojnë as dronin”, tha ai.

Të ngjashme