Lajme
Serbia nga 1 janari pranon targat RKS me “deklaratë mohuese”
Demokracia
11:03 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Në orët e vona të së hënës, krynegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, njoftoi se nisur që nga 1 janari targat e Republikës së Kosovës (RKS) do të mund të udhëtojnë lirshëm në dhe nëpërmjet Serbisë.

Këtë vendim, njoftoi Petkoviq, e ka nxjerrur Qeveria e Serbisë – por, jo si ekskluzivisht të saj, por si marrëveshje të negociuar nga qeveritë paraprake; peshën e fajit duke ia bartur një pararendësi të hershëm të tij, Borko Stefanoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy-tri ditë më parë në një konferencë për media paralajmëroi se Serbia do të nis të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja Bazike dhe ajo e Anekist Zbatues të Ohrit por ama me “disclaimers” që do të vendoset në kufirinit Kosovë-Serbi – njëjtë si me rastin e letërnjoftimeve – ku do të shënohet se “kjo assesi nuk do të thotë njohje” dhe se bëhet thjesht “për arsye praktike”.

Për sa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga letënjoftimet te targat, e deri te gjithçka tjetër, në mënyra të ndryshme, gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen. Dhe ne gjithmonë kemi thënë se jemi për një Ballkan të hapur, se nuk kemi asnjë problem me këtë, por se gjithmonë do të postojmë të ashtuquajturat ‘disclaimers’, të cilat do t’ua bëjnë të qartë të gjithëve se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq në atë konferencë.

Ndërkaq – mes trazirash, protestash e përleshjeve në Beograd ku opozita dhe qytetarët po kontestojnë zgjedhjet duke i quajtu të vjedhura – Petar Petkoviq, njoftoi se tashmë çështjen e targave do të nisin së zbatuari qysh prej 1 janari.

Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes”, tha Petkoviq, sip e citoi “Tanjug”.

Kujtojmë edhe se në veri ka përfunduar thuajse në tërësi konvertimi i veturave të komunitetirt serb prej atyre me denonimine serbe dhe të lëshuara nga MUP-i i Serbisë në targa RKS, shkruan Nacionale.

Ndërkaq ky “disclaimer”, siç e ka sqaruar Petkoviqi, dhe që është e njëjta me atë të pranimit por të mosnjohjes letërnjoftimeve.

(Kjo) nuk mund të interpretohet si njohje e shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e mohimit.

Kujtojmë po ashtu se në fund të janarit Marrëveshja Bazike i amandamentohet Serbisë në Kapitullin 35 të negociatave të saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu në fakt edhe ndërmjetësi Miroslav Lajçak tha në një intervistë për gazetën Express.

“(…) para fundit të janarit 2024. Pra, këtu kemi një afat të qartë kohor për formalizimin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë”, tha ai.

Çka thuhet në Kapitullin 35 të Serbisë në bisedimet me BE-në?

Ky Kapitull i referohet normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën si kusht kyç dhe i domosdoshëm i eventualitetit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në Kapitullin 35 në mënyrë eksplicite thuhet se në qoftë se “për shkak të dështimit nga ana e Serbisë që të veprojë në mirëbesim, në veçanti në zbatimin e marrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës, Komisioni Evropian në bazë të iniciativës së vet dhe me kërkesën e një të tretave të Shteteve Anëtare, dhe në pajtim me pikën 25 të kornizës negociuese, do të propozojë pezullimin e rekomandimeve të saj në hapjen ose mbylljen e kapitujve tjerë negocues, dhe të miratojë punët përgatitore të asocuara, siç të jetë e duhur, deri kur ky imbalancë të adresohet”.

Kapitulli 35 parasheh që Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në arritjen e një “marrëveshje gjithpërfshirëse dhe finale” për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën; gjë që kaherë është nënkuptuar edhe njohjen juridike të Kosovës nga kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar por edhe Parlamentit Evropian; gjë që bëhet tash e paqartë me përfshirjen e Marrëveshjes Bazike ku ka vetëm njohje “de facto” (që është interpretuar ashtu) dy-Gjermanëshe.

Të ngjashme